BIA arreston kolonelin e Policisë së Kosovës
17 prill 2024
| 18:10
Koloneli i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar nga shërbimi sekret i Serbisë (BIA) dhe aktualisht ndodhet në qytetin e Kralevës.
Sipas burimeve të kp-së, ai është ndaluar sot rreth mesditës nga organet e policisë serbe pasi ka kaluar kufirin e Jarinjës dhe ka hyrë në territorin e Serbisë, dhe pas disa orëve kanë ardhur agjentë të BIA-së dhe e kanë dërguar në Kralevë ku është duke u marrë në pyetje.
Dyshohet se arrestimi i kolonelit Jankoviq, i cili është nga Shtërpca dhe njëherësh zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës (për administratë), ndërlidhet me bashkëpunimin e tij me institucionet e Republikës së Kosovës.