Bianca Censori rikthehet në Australi pa Kanye West, miqtë e saj më të lumtur se kurrë pasi arritën ta bindin!

16 nëntor 2023 | 11:15

Sipas The Daily Mail, ndërhyrja e familjes dhe e miqve të saj të ngushtë duket se ka funksionuar dhe Bianca është rikthyer më në fund me shoqërinë e saj në Australi.

Shumica dërrmuese që morën vesh lajmin se Kanye West u martua sërish, u shqetësuan menjëherë për zonjën në fjalë, Bianca Censori. Madje ai u fut në telashe me autoritetet në  Venecia për kryerjen e një akti seksual në publik gjatë një prej vizitave të tyre në qytetin e famshëm italian. Gjatë gjithë asaj kohe, miqtë dhe familja e Bianca Censorit kanë qenë të shqetësuar për mirëqenien e saj. Kjo arriti në një pikë ku shumë nga familja dhe miqtë e saj vendosën të organizonin një “ndërhyrje” kundër Kanye. Synimi kryesor ishte që ajo të kuptonte se është në rrezik nëse vazhdon të jetë me reperin e turpëruar tashmë për gjithçka që ka deklaruar dhe ka bërë. Pavarësisht suksesit në muzikë, Kanye arriti të shkatërrojë reputacionin e tij për shkak të pikëpamjeve të tij dhe qëndrimeve të tij të diskutueshme për situata të ndryshme.

Sipas The Daily Mail, ndërhyrja e familjes dhe e miqve të saj të ngushtë duket se ka funksionuar dhe Bianca është rikthyer më në fund me shoqërinë e saj në Australi. Modelja u pa duke kaluar kohë me miqtë e saj pa Kanye West. Sipas këtyre raportimeve, miqtë e Censorit kanë folur për mediat për situatën. Një burim u shpreh se:

Miqtë e saj e njoftuan saktësisht se si ndihen, dhe ata i thanë që ajo duhet të “zgjohet” tashmë.  Bianca është e vetëdijshme për mënyrat kontrolluese të Kanye dhe ka filluar t’i shohë gjërat nga një këndvështrim i jashtëm.

Bianca Censori returns to Australia WITHOUT ‘controlling’ husband Kanye West as friends ‘finally get through to her’ at hometown intervention… after claims he told her to ‘never speak’ and dictated her wardrobe https://t.co/oua2sspbos

— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) November 13, 2023

Bëhet e ditur gjithashtu se Censori vendosi të udhëtonte për në Australi kur Kanye West e njoftoi se do të bënte një udhëtim në Dubai dhe Arabinë Saudite me vajzën e tij, North. Kjo është arsyeja kryesore që ajo u kthye në atdheun e saj dhe kjo është mundësia që u duhej miqve të saj për të inskenuar këtë ndërhyrje. Prej muajsh ekziston shqetësimi se Bianca është në rrezik real për shkak të marrëdhënies së saj me Kanye. Është e paqartë nëse Censori do të kthehet te Kanye West pas këtij udhëtimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera investimeve në letra me vlerë dhe depozita arrin në…