Biblioteka e Esad Mekulit në BKK, pasuri e madhe kulturore dhe historike

25 shkurt 2025 | 10:21

Biblioteka e Esad Mekulit, e cila ndodhet brenda hapësirave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është një pasuri e madhe kulturore dhe historike.

Ky vend mban në vete kujtime të paharruara nga jeta dhe veprimtaria e shkrimtarit dhe intelektualit të shquar.

Vizitorët mund ta shohin krijimtarinë e tij letrare, dokumente historike të kohës, mirënjohje të shumta, dhurata të ndryshme që ka marrë gjatë jetës dhe fletore ku ka shënuar mendimet e tij të thella.

Kjo bibliotekë është një thesar i kulturës, që pasqyron angazhimin e palodhshëm të Mekulit për atdheun dhe artin.

Tekstin dhe fotot: BKK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është afati u fundit për ofertat t’u anëtarësuar në…