![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/4.jpg)
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizon garën e esesë “Kosovë – zemra ime”
Sot në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë është organizuar garën e esesë me temën “Kosovë – zemra ime”. Në këtë garë kanë marrë pjesë dhjetëra nxënës të klasave VI-IX të shkollave të Prishtinës.
“Shkrimi i bukur e kreativ me temë “Kosovë – zemra ime” sot po i nënshtrohet garës nga nxënësit më të mirë të shkollave të Prishtinës dhe rrethinës.
Organizuar nga biblioteka e qytetit “Hivzi Sulejmani”, sot për herë të parë nxënësit me prirje të veçanta kreative të klasave VI-IX drejtpërsëdrejti do t’i shfaqin dijet dhe talentin e tyre.
Shkollat kanë qenë të njoftuara kohë më parë nga Drejtoria për Arsim dhe vetë biblioteka jonë për këtë ngjarje, i kanë përzgjedhur nga dy nxënës, kurse për temën janë njoftuar me të arritur në bibliotekë.
Pas përfundimit të garës, juria do t’i lexojë punimet të cilat do të botohen në një libër dhe do t’i vlerësojë tri punimet më të mira të cilat do të ndahen në Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
“Fondacioni Agim Lluka” e mbështet botimin e librit si dhe vlerën e çmimit (librat).
Para dhe gjatë garës fëmijët kanë marrë nga një shujtë ushqimore dhe ujë nga “Buka Bakery” dhe “Meridian Expres”.
Shpresojmë të lexojmë krijime të bukura nga këta nxënës të talentuar!”, ka njoftuar biblioteka “Hivzi Sulejmani” në rrjete sociale.