Biblioteka “Hivzi Sulejmani” shënon Ditën Botërore të Poezisë me ngjarje poetike

21 mars 2025 | 09:51

Sot është Dita Botërore e Poezisë, e cila është shpallur që nga viti 1999 nga UNESCO.

Dita Botërore e Poezisë është rasti për t’i nderuar poetët, për t’i ringjallur traditat, për ta promovuar leximin, shkrimin e mësimin e poezisë…

Këtë ditë Biblioteka “Hivzi Sulejmani” do ta shënojë me ngjarje poetike.

“Gjatë gjithë javës do të zhvillohen takime me krijues të poezisë, tema rreth artit poetik, ndërsa janë paralajmëruar nga donatorë dhe shkolla një varg dhurime librash”, thuhet në njoftimin e kësaj biblioteke.

“Ngjarja qendrore do të zhvillohet më 21 mars në orën 12:00 në mjediset e Bibliotekës ‘Hivzi Sulejmani’/Dardani, ku do të ketë lexime letrare nga poetët, do të lexohen krijime poetike nga letërsia botërore dhe nga letërsia shqipe dhe do të bëhen homazhe për poetët që kanë ndërruar jetë në mes të dy ngjarjeve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion në perëndim të…