Biblioteka Kombëtare hap thirrje për pjesëmarrje të autorëve në Panairin e Lajpcigut
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK), në fushën e promovimit të veprimtarisë botuese në Republikën e Kosovës për vitin 2024, rendit ndër prioritetet programore promovimin e kulturës së shkruar dhe të institucioneve botuese publike dhe private në Panairin e Lajpcigut, duke mundësuar edhe promovimin e autorëve të vendit dhe të librave të tyre të përkthyer.
Objektivat e përgjithshme të kësaj thirrjeje janë:
– Mbështetja për autorët e pavarur dhe identifikimi e promovimi i autorëve të rinj.
– Përhapja e kulturës së leximit të letërsisë që zhvillohet në Kosovë në gjuhën gjermane dhe gjuhët e tjera të huaja, nëpërmjet zhvillimit e zbatimit të programeve për promovim në panaire ndërkombëtare të librit.
– Zhvillimi dhe përhapja e letërsisë që zhvillohet në Kosovë në gjuhët e tjera të huaja.
– Komunikimi me botues të huaj që janë të interesuar të njohin publikun gjerman me shkrimtarë të Kosovës.
Individët/Autorët në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre.
Shuma e mbështetjes financiare për projektet mund të jetë maksimum deri në 1,500.00 euro.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e publikimit të thirrjes dhe përfundon me datën 1 mars 2024 në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.
Vjegëza për plotësim të dokumenteve: Biblioteka Kombëtare e Kosovës (biblioteka-ks.org)