Biblioteka Kombëtare nderon me çmimin “Pjetër Bogdani” arkitektin Mutnjaković

25 nëntor 2024 | 22:26

Në ceremoninë e 80-vjetorit të kremtimit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare, e cila u organizua sot në hollin e saj, i pranishëm ishte edhe arkitekti kroat që e konceptoi dhe projektoi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, akademiku 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐢𝐣𝐚 𝐌𝐮𝐭𝐧𝐣𝐚𝐤𝐨𝐯𝐢ć.

Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në shenjë falënderimi për personat dhe institucionet, të cilët me angazhimin e tyre kanë ndikuar në avancimin e bibliotekave të Kosovës, i dha Çmimin Jubilar “𝐏𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐁𝐨𝐝𝐠𝐚𝐧𝐢” Andrija Mutnjakovićit.

Ceremoninë solemne e nderuan me fjalë rasti: kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bardh Rugova, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha dhe arkitekti 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐢𝐣𝐚 𝐌𝐮𝐭𝐧𝐣𝐚𝐤𝐨𝐯𝐢ć.

Fotografitë: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot festoi 80-vjetorin e themelimit. Ceremoninë…