Biblioteka Kombëtare subvencionon autorë dhe individë për pjesëmarrje në Panairin e Lajpcigut

25 dhjetor 2024 | 09:16

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK), në fushën e promovimit të veprimtarisë botuese në Republikën e Kosovës për vitin 2024, rendit ndër prioritetet programore promovimin e kulturës së shkruar dhe të institucioneve botuese publike e private në Panairin e Lajpcigut, duke mundësuar edhe promovimin e autorëve të vendit dhe të librave të tyre të përkthyer.

Objektivat e përgjithshme të kësaj thirrjeje janë:

– Mbështetja për autorët e pavarur dhe identifikimi e promovimi i autorëve të rinj.

– Përhapja e kulturës së leximit të letërsisë që zhvillohet në Kosovë në gjuhën gjermane dhe gjuhët e tjera të huaja, nëpërmjet zhvillimit e zbatimit të programeve për promovim në panaire ndërkombëtare të librit.

– Zhvillimi dhe përhapja e letërsisë që zhvillohet në Kosovë në gjuhët e tjera të huaja.

– Komunikimi me botues të huaj që janë të interesuar të njohin publikun gjerman me shkrimtarë të Kosovës.

Individët/Autorët në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre.

Shuma e mbështetjes financiare për projektet mund të jetë maksimum deri në 1,700.00 Euro.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e publikimit të thirrjes dhe përfundon me datën 31 dhjetor 2024, në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Vjegëza për aplikim: https://biblioteka-ks.org/Ngjarje/Thirrje-per-autore-24.php

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e krishtlindjeve hendeku mes të varfërve dhe të…