
Bibliotekës Kombëtare i dhurohen ekzemplarë të romanit të Bardhyl Mahmutit ‘Gli squadroni della morte’
05 janar 2024
| 14:23
Qendra Gjenocidi në Kosovë “Plagë e hapur” i ka dhuruar sot Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pesë ekzemplarë të romanit të Bardhyl Mahmutit, “Eskadronët e vdekjes : kronikë e një kasaphane”, përkthyer në gjuhën italiane nga Ismete Selmanaj Leba, me titullin “Gli squadroni della morte : cronaca di un mattatoio”.
Në javën e ardhshme po kaq ekzemplarë Qendra Gjenocidi në Kosovë “Plagë e hapur” do t’i dhurojë edhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.