Biçikleta që konkurron me Ferrarin
03 gusht 2018
| 12:02
Kompania “Goldgenie” nga Londra ka prodhuar një biçikletë garash për meshkuj, të mbuluar me ar 24 karatë, duke konkurruar me Ferrarin.
Çmimi i saj është 250 000 dollarë, çfarë e bën atë më të shtrenjtën në botë. Çdo pjesë e biçikletës, duke nisur që nga zinxhiri, dhëmbëzat e rrotave janë prej ari. Për ta kombinuar ngjyrën “gold”, prodhuesit e kanë kombinuar të zezë pjesën e gomave. Tek shala janë përdorur lëkurat ekzotike, të përbëra me një shumëllojshmëri gurësh të çmuar.