Biden dhe Xi Jinping pritet të zhvillojnë takim online

10 nëntor 2021 | 14:29

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ai Kinës, Xi Jinping, do të mbajnë një samit virtual javën e ardhshme edhe pse ende nuk është vendosur një datë zyrtare.

Ky takim vjen pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ngecur mes mosmarrëveshjeve të shumta, duke përfshirë teknologjinë , tregtinë, Tajvani dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis vendeve tona,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi raportet e takimit mes XI dhe Biden, por thotë se ka “një marrëveshje në parim” për një takim virtual “para fundit të vitit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba në afatin kalimtar të janarit mund të…