Biden dyshohet se e ka thyer kyçin e këmbës duke luajtur me qentë në shtëpi
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden u ekzaminua nga një mjek gjatë ditës së sotme për një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar gjersa luante me një nga qentë e tij.
Incidenti ndodhi ndërsa demokrati po kalonte fundjavën e festës së “Falënderimeve” me familjen në Rehoboth Beach, Delaware, ku ata kanë një shtëpi pushimi, transmeton “Telegrafi”.
Ekipi i tranzicionit të 78-vjeçarit lëshoi një deklaratë duke thënë se do të kontrollohet te një ortoped për të konstatuar natyrën e lëndimit, raporton “bloomberg.
Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm pasi ka fituar zgjedhjet kundër Donald Trumpit.
Ndryshe, familja Biden ka dy qen, Champ dhe Major dhe i thanë CBS News, se së bashku me ata, gjithashtu planifikojnë të sjellin edhe një mace në Shtëpinë e Bardhë.