Biden fal mijëra amerikanë të dënuar për përdorimin e marihuanës

10 tetor 2022 | 19:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar javën e kaluar për faljen e mijërave amerikanëve të dënuar se ishin kapur me marihuanë.

Shtëpia e Bardhë thotë se plani i presidentit Biden synon të korrigjojë praktikën shumëvjeçare të ngritjes së akuzave në masë ndaj minoriteteve. Disa republikanë kanë filluar tashmë ta kritikojnë këtë iniciativë ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor.

“Siç e thashë kur kandidova për president, askush nuk duhet të shkojë në burg për përdorim apo mbajtje marihuane. Është tashmë e ligjshme në shumë shtete, dhe historiku penal për marihuanën ka krijuar pengesa të panevojshme për punësimin, strehimin, dhe mundësitë për arsimim. Dhe këto janë përpara se të diskutohet për pabarazitë racore të atyre që vuajnë pasojat”, ka thënë presidenti Biden në mediat sociale.

Shtëpia e Bardhë thotë se faljet i japin një shans të dytë njerëzve me historik penal për marihuanë, të cilët kanë shanse të pakta për punësim apo strehim.

Është pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga presidenti Biden për të ndryshuar mënyrën se si klasifikohet marihuana në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti…