Biden filmohet “duke fjetur” në takimin me kryeministrin e Izraelit(video)

29 gusht 2021 | 14:17

SHBA-ja dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi midis Presidentit Joe Biden dhe kryeministrit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë.

“Ishte një nder të mirëpres kryeministrin izraelit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë. Ne forcuam partneritetin e qëndrueshëm midis dy kombeve tona dhe nënvizuam angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit,” tha Biden në një postim në “Twitter”.

Por takimi i tyre u bë viral dhe Biden po përballet me polemika të shumta. Në një video të shpërndarë gjerësisht në mediet sociale Biden shihet i ulur me sy të mbyllur dhe kështu, duket sikur po fle për disa minuta ndërsa, Bennett flet me të.

Ndërsa disa po kritikojnë Presidentin për gjumë, të tjerët po e mbrojnë duke thënë se ai po dëgjonte me vëmendje dhe kishte mbyllur sytë për t’u përqendruar./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidat i Lëvizjes për Bashkim për kryetar të komunës së…