Biden flet me Zelenskyn, i konfirmon sërish mbështetjen e ShBA-së për popullin e Ukrainës

11 mars 2022 | 18:55

Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të cilin ka biseduar me zhvillimet në Ukrainë.

Biden ka bërë me dije se me Zelenskyn diskutuan për ndihmen e ShBA-së dhe e ka informuar për veprimet që do të ndërmarrin në koordinim me G7 dhe BE-në ndaj Rusisë.

“E thirra presidentin Zelensky për të diskutuar ndihmën tonë të vazhdueshme për sigurinë, humanitare dhe ekonomike për popullin ukrainas. Unë e informova atë për veprimet që ne po ndërmarrim sot në koordinim me G7 dhe BE për të rritur më tej kostot ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës”, ka ahkruar Biden në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar demonstratat e vitit '81…