Biden fton olimpistët në Shtëpinë e Bardhë
Paraqitja fenomenale e delegacionit amerikan në Lojërat Olimpike të Tokios ka marrë lavdërimet e presidentit amerikan Joe Biden.
Në një video të publikuar në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë ka falënderuar ekipin për fitimin e mbi 110 medaljeve.
“Ekipi amerikan, faleminderit për gjithçka që përfaqësoni për vendin tonë. Kur Jill u kthye në shtëpi nga Tokio, ajo nuk po fliste për asgjë përveç jush. Unë e di se arritja në Olimpiadë është një udhëtim i gjatë dhe pandemia e ka bërë veçanërisht të vështirë dhe të lodhshme, e ka bërë të pamundurën edhe më të vështirë. Përtej medaljeve dhe rezultateve, ju na kujtoni se ne jemi më të fortë nga sa menduam “, unë shoh”, ka deklaruar Biden.
Më pas, Biden i ftoi publikisht sportistët pjesëmarrës në Olimpiadë në Shtëpinë e Bardhë.
“Mezi pres t’ju ftoj në Shtëpinë e Bardhë kur të ktheheni. Unë jam shumë krenar për ju, Ekipi USA. Faleminderit që treguat se çfarë mund të bëjmë së bashku si një Amerikë dhe si një ekip”, ka deklaruar ai.