Biden humbet mikun e tij besnik
20 qershor 2021
| 01:16
13 vite me Champ. Presidenti i SHBA, Joe Biden ka humbur pastorin e tij gjerman.
Siç Biden tregon Champ kishte disa ditë që ishte sëmurur dhe nuk e mundi dot këtë herë.
“Familja jonë humbi mikun e dashur Champ sot. Do të më marrë malli për të.
Në momentet tona më të gëzueshme dhe në ditët tona më të pikëlluara, ai ishte atje me ne, i ndjeshëm ndaj çdo ndjenje dhe emocioni tonë të pashprehur. Ne e duam djalin tonë të ëmbël, të mirë dhe do ta kujtojmë atë gjithmonë.
Edhe kur forcat e lanë muajt e tij të fundit ai tundte bishtin e tij për ta përkëdhelur”, shkruajnë Joe dhe Jill Biden.