Biden i dhuron Stoltenbergut medaljen presidenciale të lirisë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pranuar medaljen presidenciale të lirisë nga president i ShBA-së, Joe Biden.
Teksa në Uashington po mbahet Samiti i NATO-s, Biden ka vendosur të nderojë sekretarin e kësaj aleance, duke i dhuruar medaljen më të lartë të shtetit amerikan.
Duke u dekoruar me këtë medalje, Stoltenberg tha se ndjen mirënjohje të thellë.
“Unë e shoh këtë si një mirënjohje jo vetëm për mua, por për miliona burra dhe gra që i shërbejnë Aleancës sonë të madhe, brenda dhe jashtë uniformës. Ne jemi më të fortë dhe më të sigurt së bashku në NATO”, tha ai.
Samiti në fjalë ka mbledhur udhëheqës nga 32 vende të botës, pikërisht në vendin ku u nënshkrua traktati origjinal dekada më parë.
Honoured and humbled to receive the Presidential Medal of Freedom from @POTUS Biden.
I see this as a recognition not just for me, but for the millions of men and women who serve our great Alliance, in and out of uniform.
We are stronger and safer together in #NATO. pic.twitter.com/MQu8MqsR6e
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg)July 9, 2024