Biden i kthehet sërish punës në Shtëpinë e Bardhë
20 nëntor 2021
| 08:55
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rikthyer sërish në punën e tij, pas një pauze të shkurtër që pati për shkaqe shëndetësore.
Sekretaria për media në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, në një intervistë për media ka deklaruar se Biden e kishte telefonuar zëvendëspresidenten Kamala Harris se ishte mirë me shëndetin dhe mund t’i kthehej punës.
Harris ishte presidente e shtetit për pak minuta pasi Biden ia kishte deleguar detyrën për shkak se nuk ndjehej mirë.