Biden i pret në një bazë ajrore amerikane trupat e pajetë të marinsave që u vranë në Kabul
29 gusht 2021
| 22:10
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden ndoqën ceremoninë dinjitoze të 13 anëtarëve të marinsave të vrarë në Kabul.
Nga 13 që vdiqën, familjet e 11 anëtarëve të ushtarakëve lejuan mediat të mbulonin transferimet në Bazën Ajrore Dover, raporton cnn.
Biden dhe Zonjës së Parë iu bashkuan zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe administrativë, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Kryetarin e Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, Mark Milley dhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Presidenti gjithashtu u takua me familjet e të vdekurve me dyer të mbyllura gjatë vizitës së tij në bazë.