Biden: Jam i zhgënjyer që Xi Jinping nuk do të vijë në samitin e G20, por kam ndërmend të takohem me të
Presidenti i SHBA Joe Biden tha mbrëmë se ishte i zhgënjyer që presidenti kinez Xi Jinping nuk do të vinte në samitin e liderëve të G20 në Indi, duke shtuar se kishte ndërmend ta takonte.
Ai nuk ka dhënë detaje për një takim të tillë.
Kina do të përfaqësohet në samit nga kryeministri Li Qiang, presidenti Xi Jinping nuk do të vijë, raportojnë mediat botërore.
Biden është duke vizituar Indinë nga 7 deri më 10 shtator për samitin e G-20 dhe më pas planifikon të vizitojë Vietnamin pasi administrata e tij kërkon të forcojë marrëdhëniet e SHBA me vendet aziatike.
Ai tha se ishte “duke pritur” udhëtimin e samitit dhe se donte të shihte një koordinim të shtuar në marrëdhëniet midis Uashingtonit, Pekinit dhe Nju Delhit.
“Unë mendoj se (India dhe Vietnami) duan një marrëdhënie shumë më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, dhe kjo mund të jetë shumë e dobishme, tha Biden.