Biden, Johnson, Macron dhe Scholz, në videokonferencë për Ukrainën

07 mars 2022 | 21:45

Presidenti amerikan, Joe Biden, së bashku me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një takim online përmes një videokonference, për të folur mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Thirrja me video është zhvilluar në një kanal të sigurt të Washington-it, për të evituar ndërhyrjen kibernetike.

Nga sa është raportuar deri tani nga vetë administratat e katër vendeve, fokusi i takimit, ka qenë të forcojnë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe përkushtimin ndaj kauzës së Kievit.

Masat kundër Kremlinit, janë biseduar po ashtu, duke pasur paralajmërime edhe për sanksione të shtuara.

Ata nënvizuan të gjithë se duhet të kontribuojnë për të vijuar me asistencën ekonomike, humanitare dhe sigurinë e Ukrainës.

Angazhimet për dialog nga palët nuk janë lënë pas dore dhe do të vendoset se di procedohet me to. /Albanianpost.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë thonë se kanë filluar të mbledhin informacione për…