Biden: Konfrontimi i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore, duhet ta parandalojmë
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se NATO nuk do të luftojë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi sipas tij, kjo do të çonte në Luftën e Tretë Botërore.
“Dua të jem i qartë, ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të mbrojtur mirë”, ka shkruar Biden në një postim në “Twitter”.
“Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”, u shpreh tutje ai.
“Një konfrontim i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore. Diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, ka thënë presidenti Biden.
I want to be clear: We will defend every inch of NATO territory with the full might of a united and galvanized NATO.
But we will not fight a war against Russia in Ukraine.
A direct confrontation between NATO and Russia is World War III. And something we must strive to prevent.
— President Biden (@POTUS) March 11, 2022