Biden kthehet me urgjencë në Uashington, tensionet Iran-Izrael kapin majat!
Presidenti i SHBA-së Joe Biden është kthyer në Uashington duke anuluar një udhëtim të tijin, kjo për shkak të tensioneve gjithnjë e në rritje për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit.
Biden do të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken si dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Në këto orët e fundit, kanë qarkulluar raportime të shumta për një situatë të tensionuar në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
Kështu, mediat e huaja raportojnë se Në Izrael është dhënë urdhri për ndalimin e aktiviteteve shkollore, si dhe ndalimin e grumbillimit të më shumë se 1 mijë personave në një vend.
Gjithashtu raportohet se Tel Avivi dhe qytete të tjera në Izrael janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike, për shkak të një sulmi kibernetik. Ky raportim është i pakonfirmuar zyrtarisht.
Sipas Middle East Spectator, pak çaste më parë Izraeli ka thirrur me urgjencë një mbledhje të Kabinetit të Luftës.