Biden me mesazh për rritjen e çmimit të naftës: Ulni çmimin menjëher, është kohë krize

02 korrik 2022 | 22:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dhënë një mesazh për stacionet e karburantit lidhur me çmimet e tyre.

Biden përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që të ulen çmimet e karburanteve, pasi populli amerikan ka nevojë për lehtësim në këtë kohë krize.

Ai ka kërkuar që të ulet çmimi menjëherë.

“Mesazhi për kompanitë që drejtojnë stacionet e karburantit dhe vendosin çmimet në pompë është i thjeshtë: Kjo është një kohë lufte, rrezik global. Ulni çmimin që po ngarkoni në pompë për të pasqyruar koston që po paguani për produktin. Bëjeni tani”, shkroi Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 20 anëtarë të ekuipazhit kanë humbur pasi…