Biden mohon akuzat për ngacmim seksual: S`ka ndodhur kurrë
Joe Biden, kandidati potencial i demokratëve për garën për president të SHBA-së foli për herë të parë lidhur me akuzën e bërë nga një ish-ndihmëse e tij në Senat, e cila pretendon se ai e ka sulmuar seksualisht në vitin 1993, një akuzë që zyrtarët e fushatës së Biden e kanë hedhur poshtë.
Biden u intervistua në lidhje me këtë çështje gjatë programit të rrjetit kabllor MSNBC “Morning Joe”.
Ai e hodhi poshtë më forcë pretendimin duke thënë se “ nuk ka ndodhur kurrë”! “Teksa detajet e këtyre pretendimeve për ngacmime seksuale janë të ndërlikuara, dy gjëra janë mjaft të thjeshta: Një që gratë meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe respekt, dhe se duhet të flasin, e jo të heshtin. E dyta, është se pohimet e tyre duhet të jenë subjekt hetimi dhe shqyrtimesh të kujdesshme”, u shpreh ai.
Tara Reade, një grua nga Kalifornia, e cila ka punuar si asistente e stafit në zyrën e tij në Senat nga dhjetori 1992 deri në gusht 1993, e ka akuzuar në intervista mediake se në vitin 1993 ai e ka ngacmuar seksualisht. /gazetashqip/