Biden: Mos pritni më për t’u vaksinuar kundër Covid-19
21 prill 2021
| 20:30
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajoi të gjithë amerikanët që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid-19.
“Ta themi thjesht, nëse keni pritur radhën tuaj, mos prisni më. Tani është koha që të gjithë mbi 16 vjeç të vaksinohen”, ka thënë Biden, shkruan CNN.
Duke vërejtur se pjesa e gjerë e të rriturve amerikanë ende mbetet kryesisht e pavaksinuar, Biden përshkroi dy arsye pse të gjithë amerikanët kanë nevojë të vaksinohen: “Për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur komunitetet. Vaksinat do të jenë në dispozicion në gati 40 mijë farmaci në të gjithë vendin”.