
Biden në kërkesën buxhetore drejtuar Senatit i kërkon edhe 200 milionë dollarë për Kosovën
Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se në buxhetin e ri të presidentit amerikan Joe Biden, Kosova do të marrë mbështetje të vazhdueshme financiare nga MCC.
Në një postim në Twitter, Selimi ka thënë se në kuadër të kësaj, SHBA-ja do të vazhdojë të zhvillojë synimet duke u përqendruar në diversifikimin e energjisë – futjen e mundshme të gazit në Kosovë.
Ndërkaq, sipas një dokumenti të publikuar në media, do të jepen 200 milionë dollarë për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.
“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.
Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor.
Great! President Biden’s new budget means #Kosovo is to receive continued financial support from #MCC for its ongoing Threshold Program program w/ @MCCgov + will continue developing a much larger Compact focused on energy diversification / potential introduction of gas to Kosovo. https://t.co/i199kcM6lU
— Petrit Selimi (@Petrit) May 28, 2021