Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë

01 tetor 2021 | 12:34

Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten vonë, vetëm disa orë para se të skadonte afati, ligjin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor.

Kongresi e miratoi projektligjin pak orë para se të fshihej financimi, i cili do të kishte detyruar muzetë federale, parqet kombëtare dhe programet e sigurisë të mbylleshin.

Projektligji i financimit përfshin gjithashtu fonde për lehtësimin e pasojave të uraganit që preku një pjesë të Amerikës dhe zhvendosjen e refugjatëve afganë.

Financimi i sapo miratuar siguron që agjencitë federale të mos kenë nevojë të mbyllen sot, ndërsa qindra mijëra punonjës të qeverisë të mund të mos marrin leje të papaguar.

Një shqetësim i veçantë, duke pasur parasysh pandeminë e vazhdueshme Covid-19, ishte goditja e mundshme që mund të merrnin shërbimet shëndetësore.

Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar…