Biden: Një minutë heshtjeje për gjysmë milion viktima nga Covid-19 në ShBA
23 shkurt 2021
| 08:33
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë një minutë heshtjeje të hënën për shkak të vdekjes së më shumë se gjysmë milion qytetarëve amerikanë si rezultat i virusit korona.
Biden dhe gruaja e tij Jill Biden, nënpresidentja Kamala Harris do të mbajnë një minutë heshtjeje në orën 18:15 sipas kohës lokale në Shtëpinë e Bardhë.
“Ftoj amerikanët të bashkohen me ne dhe të kujtojnë më shumë se 500.000 amerikanë që humbën jetën nga COVID-19”, ka thënë Biden, raporton Reuters.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara urdhëroi gjithashtu që flamujt në objektet federale dhe ushtarake të ulen në gjysmë shtizë në pesë ditët e ardhshme.