Biden: Nuk do t ’i falim xhihadistët e sulmeve vdekjeprurëse në Kabul
27 gusht 2021
| 14:16
Presidenti amerikan Joe Biden Biden ka premtuar se nuk do t`i falë xhihadistët e sulmeve vdekjeprurëse në Kabul, ku u vranë të paktën 90 njerëz, përfshirë 13 trupa amerikanë.
“Për ata që kryen këtë sulm, si dhe për këdo tjetër që e dëshiron Amerikën të dëmtuar: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju ndjekim dhe do t’ju detyrojmë të paguani”, ka deklaruar Biden gjatë një paraqitjeje nga Shtëpia e Bardhë në mbrëmjen e 26 gushtit.
Duke folur orë pas sulmit të së enjtes, Biden ka deklaruar se do të përfundojë misionin e evakuimit, duke shtuar “ne nuk do të pengohemi nga terroristët”.