Biden: Pandemia vazhdon te të pavaksinuarit

22 korrik 2021 | 08:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi është kryesisht pandemi në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar.

“Nëse jeni të vaksinuar, nuk do të shtroheni në spital, nuk do të jeni në njësi të kujdesit intensiv dhe nuk do të vdisni”, tha Biden në një ngjarje në Ohajo.

“Është vërtet e thjeshtë. Ne kemi pandemi tek ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Presidenti shtoi se vaksinimi i fëmijëve nën 12 vjeç ka të ngjarë të miratohet në javët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…