Biden përkujton djalin e tij i cili shërbeu në Kosovë
Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden është ne vizitë në Irlandë ku u takua me priftin i cili kishte udhëhequr ceremoninë e varrimit të djalit të tij, Beau i cili vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.
Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës të viteve 1998-1999, përkatësisht në vitin 2001 në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendas.
Gjatë vizitës në Kncok Shrine, presidenti amerikan takoi priftin Frank O-Grady.
“Ishte një gjë e mrekullueshme dhe spontane”, tha prifti.
Ndërkaq, Fr Richard Gibbons i tha BBC-së se i kishte dhënë një shëtitje Biden-it në bazilikën e Knock Shrinre.
Biden aty foli për familje, besimin si dhe për djalin e tij Beau.
Presidenti amerikan kishte kërkuar që ta gjenin priftin i cili performoi ritet e fundit të djali I tij.
“Ishte spontane. Biden qau, vërtetë e preku atë dhe më pas u lutëm bashkë për familjen e tij”, ka thënë prifti.
Në vitin 2016, Joe Biden vizitoi Kosovën së bashku me familjen e tij si nënpresident i SHBA-ve për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteel.