Biden: Protesta është një reagim amerikan, por jo dhuna
31 maj 2020
| 12:33
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka reaguar pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në shumë qytete amerikane.
Përmes një deklarate, ai ka thënë se kombi amerikan është i zemëruar ndaj padrejtësisë, duke shtuar se të protestosh kundër brutalitetit është e drejtë dhe e nevojshme. Megjithatë, ai nuk e ka përkrahur dhunën në protesta.
“Protesta është një reagim tërësisht amerikan, por djegiet dhe shkatërrimi i panevojshëm nuk janë të tilla. As dhuna që e vë në rrezik jetën e njerëzve nuk është”, thuhet në letrën e ish-nënpresidentit amerikan.