Biden, ‘selam’ Kinës: Tajvanin do ta mbrojmë me çdo force

23 gusht 2021 | 10:16

Në një intervistë të transmetuar të enjten nga ABC News, presidenti i SHBA-së, Joe Biden u pyet në lidhje me efektet e tërheqjes kaotike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani dhe për deklaratat e publikuara në mediat kineze ku i thuhej Tajvanit se kjo ishte shenjë se nuk mund të llogaritet në ndihmën që Uashingtoni mund t’i dalë në mbrojtje.

Biden u përgjigj se Tajvani, Koreja e Jugut dhe NATO-ja ishin situata krejtësisht të ndryshme krahasuar me Afganistanin, për çka bëri me dije se Tajvani bën pjesë në grupin e vendeve për të cilat Uashingtoni ka angazhime eksplicite të mbrojtjes.

“Ata janë … entitete me të cilat kemi bërë marrëveshje, bazuar jo në një luftë civile që ata po e bëjnë në atë ishull ose në Korenë e Jugut, por një marrëveshje ku ata kanë një qeveri uniteti që, në fakt, po përpiqet të mbajë mëtanë djemtë e këqij që të mos bëjnë gjëra të këqija”, tha ai.

“Ne kemi marrë dhe kemi mbajtur çdo përkushtim. Kemi bërë një angazhim të shenjtë për Nenin 5 që nëse në fakt dikush do të pushtonte një aleatë tonë ose do të ndërmerrte veprime kundër aleatëve tanë të NATO-s, ne do të përgjigjeshim. Njësoj me Japoninë, njëjtë me Korenë e Jugut, njëjtë edhe me Tajvanin. Bile as që është e krahasueshme të flasësh për këtë”, ka shtuar Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lejla Pllana nga Prishtina, shpall të pavlefshme deftesen e klasës…