Biden: ShBA sulmoi grupet në Siri për të mbrojtur personelin amerikan

26 gusht 2022 | 11:26

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara këtë javë ndaj shënjestrave të lidhura me Iranin në Siri, janë kryer për të mbrojtur personelin amerikan, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ai i ka bërë këto komente më 25 gusht, në një letër që i ka dërguar udhëheqëses që Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nanacy Pelosi.

Në letër, Biden ka thënë se ka urdhëruar sulmet “për shkak të përgjegjësisë që të mbrojë shtetasit e ShBA-së në shtëpi dhe jashtë saj”.

Zyrtarët lokalë ushtarakë kanë thënë se ushtria amerikane ka qëlluar disa shënjestra më 25 gusht në qytetin sirian, Mayadin që gjendet në provincën, Deir al-Zor.

Milicitë iraniane kanë prezencë të madhe aty dhe shpesh kanë kryer sulme afër një zone nafte në al-Omar, ku e ka bazën koalicioni amerikan.

Në 24 orët e fundit, ushtria amerikane kanë thënë se katër militantë janë vrarë dhe shtatë raketa-hedhëse janë shkatërruar. Pentagoni ka thënë se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë pësuar plagë të lehta si rezultat i përleshjeve të 24 gushtit.

Ministria e Jashtme iraniane ka mohuar se Teherani ka lidhje me grupet e shënjestruara.

“Sulmi amerikan në infrastrukturën siriane dhe njerëzit atje përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, ka thënë zëdhënësi, Nasser Kanaani përmes një postimi në kanalin e ministrisë

“Këto grupe të shënjestruara nuk kanë lidhje me Republikën Islamike”, ka thënë mes tjerash ai.

Deir al-Zor është provincë e pasur me naftë në kufi me Irakun dhe kontrollohet nga milicitë e përkrahura nga Irani dhe forcat siriane.

Këto grupe janë shënjestruar në të kaluarën nga aeroplanët luftarakë të Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo i është ofruar Napolit nga Manchester United. “Djajtë…