Biden shpall planin e ndarjes së vaksinave, përfiton edhe Kosova
Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të alokojë 75% të vaksinave të COVID-19 përmes programit global të ndarjes së vaksinave COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.
Shtëpia e Bardhë zbuloi se do të shpërndahen 25 milionë dozave të para në botë. SHBA ka thënë se ka në plan të ndajë 80 milionë doza vaksinash në mbarë botën deri në fund të qershorit. Administrata thotë se 25% do të mbahen në rezervë për raste emergjente dhe për SHBA për të ndarë me aleatët dhe partnerët.
“Për sa kohë që kjo pandemi po zhvillohet kudo në botë, populli amerikan do të jetë ende i prekshëm,” tha Biden në një deklaratë. “Dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të sjellë të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare të vaksinimit që kemi treguar “
Nga pjesa e parë e 25 milionë dozave, Shtëpia e Bardhë thotë se rreth 19 milionë do të shkojnë në COVAX, afërsisht 6 milionë për Amerikën Jugore dhe Qendrore, 7 milionë për Azinë dhe 5 milionë për Afrikën. Dozat shënojnë një nxitje të konsiderueshme dhe të menjëhershme të përpjekjeve të COVAX, të cilat deri më tani kanë ndarë vetëm 76 milionë doza me vendet në nevojë.
6 milionët e mbetur do të drejtohen nga Shtëpia e Bardhë për aleatët dhe partnerët e SHBA, duke përfshirë Meksikën, Kanadanë dhe Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gaza, Ukrainë, Kosovë, Haiti, Gjeorgji, Egjipt, Jordan, Irak dhe Jemen, si dhe për punonjësit e vijës së frontit të Kombeve të Bashkuara.
Plani i shumëpritur i ndarjes së vaksinave vjen ndërsa kërkesa për vaksina në SHBA ka rënë ndjeshëm pasi më shumë se 63% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë dhe pasi pabarazitë globale në furnizim janë bërë më të dukshme.
Të paktën 208 vende dhe territore kanë administruar më shumë se 2 miliardë doza të vaksinës Covid-19, një vit pasi u raportua rasti i parë Covid-19 në Kinë. Disa vaksina të ndryshme janë zhvilluar me shpejtësi rekord dhe miliarda dollarë në investime.
Në dhjetor 2020, doza e parë e një vaksine të testuar plotësisht, prodhuar nga Pfizer / BioNTech, u administrua në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë shumë vaksina janë autorizuar për përdorim në të gjithë botën dhe dhjetëra vende dhe territore janë bashkuar në garën për të vaksinuar banorët e tyre.