![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/F606ABF6-8837-4BB6-BD04-2E0452527E63.jpeg)
Biden-Thaçit: Unë e di që ti nuk ke kontroll mbi UÇK-në
04 prill 2023
| 10:36
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e senatorit më 1999, në takimin që kishte zhvilluar me Hashim Thaçin kishte theksuar se ai është i vetdijshëm që Thaçi nuk ka kontroll mbi UÇK-në.
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka sjell një deklaratë të Biden.
“Ai (Thaçi) më pyeti, cila është këshilla juaj? I thashë këshilla numër një; mos e merr veten kaq seriozisht dhe numër dy; kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon UÇK-në”, kishte theksuar Biden.