Biden thotë se demokratët mund ta mbajnë konventën online
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Partia Demokratike mbase do të detyrohet të zhvillojë konventën e saj në mënyrë “virtuale” për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.
Konventa e Partisë Demokratike ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në ShBA, pritet të mbahen në muajin gusht.
Ajo ishte planifikuar për muajin korrik, por situata me pandeminë detyroi zyrtarët e partisë, ta shtyjnë atë për një muaj.
Biden dhe rivali i tij, senatori Bernie Sanders e kanë pezulluar fushatën.
Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.