Biden: Vaksinimi kundër Covid nuk do të jetë i detyrueshëm në SHBA
05 dhjetor 2020
| 12:04
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka deklaruar se amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen kundër koronavirusit.
Duke folur në Wilmington, Delaware, presidenti i zgjedhur amerikan, tha në momentin që vaksina do të jetë e disponueshme, amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen.
“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si President, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur”, u shpreh Biden.
Të premten vendi regjistroi më shumë se 2,500 viktima si pasojë e COVID-19 si dhe rreth 225 mijë raste të reja.
Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA është rritur në 14.3 milionë. Ndërkohë, rreth 278 mijë njerëz kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.