Biden zotohet se do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se “lutet” që armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të respektohet dhe se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për të zgjidhur konfliktin vdekjeprurës.
“Lutem që armëpushimi të respektohet. Unë do ta mbaj për fjale Bini Netanyahun. Ai asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën që ma ka dhënë”, tha Biden më 21 maj, duke iu referuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Biden po ashtu u zotua se së bashku me shtete të tjera do të krijojnë një pako të madhe financiare për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës.
Binden tha se ndihma për Gazën do të koordinohet me Autoritetin Palestinez që të sigurohen se Hamasi nuk do të përdorë asnjë fond për të blerë furnizime ushtarake