Bideni arrin në Evropë, do të marrë pjesë në dy samite ndërkombëtare

29 tetor 2021 | 08:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur në Evropë, ku do të marrë pjesë në dy samite ndërkombëtare. Ai sikur e la në mjegull agjendën për miratimin e planit prej 2.75 trilionë dollarëve në Uashington.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte shpresuar që të paraqiste një pako mjedisore në samitin global të klimës javën e ardhshme në Britaninë e Madhe.

Por bashkëpartiakët e tij demokratë i braktisën planet për votim të enjten, duke e lënë pezull tërë platformën e presidentit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Bideni arriti në Romë të premten herët në mëngjes për samitin e G20-ës, ku në agjendë do të jenë planet për një taksë minimale globale.

Presidenti i dytë katolik i Shteteve të Bashkuara gjithashtu do të takohet me Papa Franceskun të premten në Vatikan.

Pas vizitës në Itali, presidenti amerikan do të niset drejt Skocisë, ku do të marrë pjesë në samitin e klimës – COP26. Vëmendja në këtë organizim pritet të jetë te premtimet e shteteve më të mëdha ndotëse si Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Parlamentit Evropian refuzuan këtë të enjte modelin konkurrues…