Bideni dënon sulmet kundër komunitetit hebre

24 maj 2021 | 17:37

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar rastet e dhunës ndaj komunitetit hebre në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.

Sulmet fizike ose verbale janë raportuar kundër hebrenjve në Nju Jork, Los Angjeles dhe Florida gjatë 11 ditëve të luftimeve në Gaza midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

“Sulmet e fundit ndaj komunitetit hebre janë të neveritshme dhe ato duhet të ndalen. Unë e dënoj këtë sjellje me bazë urrejtjen brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Bideni në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ndërsa Gilad Erdan, ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se ai shpresonte që krimet e urrejtjes do të shmangen dhe që sulmuesit do të dalin shpejt para drejtësisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të…