Bideni do ta marrë dozën e pestë të vaksinës kundër Covidit
24 tetor 2022
| 08:23
Në fushatën e vaksinimit kundër Covidit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të marrë një dozë të re të vaksinës, të pestën, sipas medieve të huaja.
Ky është një version i përditësuar i vaksinës kundër varianteve të reja të virusit.
Lajmi u dha nga Shtëpia e Bardhë, duke shpjeguar se presidenti do të vaksinohet në një përpjekje për t’i inkurajuar qytetarët amerikanë që të marrin pjesë në fushatën e re të vaksinimit përpara sezonit të dimrit.