![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/biden.jpg)
Bideni do të shkojë sot në qytetet që u përfshin nga zjarri në Havai
Detyra e presidentin amerikan, Joe Biden, do të vihet në provë këtë të hënë kur ai do të vizitojë Mauin qytetin e Havait që ishte i përfshirë nga zjarret dy javë më parë, ku të vdekur mbetën më shumë se 100 njerëz.
Bideni do të ndalojë pushimet e tij në liqenin Tahoe për të fluturuar nga Reno, Nevada, në Maui, ku ai dhe zonja e parë, Jill Biden, do të bëjnë një turne me helikopter në zonat e djegura.
Më pas ata do të vizitojnë komunitetin e shkatërruar të Lahainas për të parë dëmet e zjarrit dhe për t’u informuar nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë.
Pas turit, Bideni do të mbajë një konferencë për media lidhur me zhvillimet atje, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Bideni, i cili po kërkon rizgjedhjen në vitin 2024, është kritikuar nga disa republikanë dhe të tjerë për reagimin e tij fillestar ndaj zjarreve në Maui.
Ai ka kaluar ditë pa folur për tragjedinë kur ndodhi për herë të parë teksa po pushonte në shtëpinë e tij në plazh në Delaware, shkruan “Reuters”.