Bideni e quan të turpshëm refuzimin e Trumpit që ta pranojë humbjen
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, e ka quajtur të turpshëm refuzimin e Donald Trumpit ta pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar për Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë Bideni, që tashmë ka vënë kontakt me liderët e jashtëm, ka insistuar se asgjë nuk do ta ndalë bartjen e pushtetit në ShBA.
Trumpi ndërkohë kishte shkruar në “Twitter” se ai në fund do të shpallej fitues në garën, të cilën të gjitha rrjetet e mëdha televizive kanë parashikuar se e ka humbur.
Si ndodh çdo katër vjet, sipas projeksioneve të mediave amerikane, u shpall fituesi i garës. Asnjë prej rezultateve nëpër shtetet në ShBA nuk është certifikuar, numërimi i votave në disa prej tyre po vazhdon dhe rezultati do të vërtetohet porsa që Kolegji Zgjedhor amerikan të takohet më 14 dhjetor.
“Sinqerisht, mendoj se është turp”, ka thënë demokrati Biden.