Bideni e shpalli pandeminë të përfunduar, por a do të ndryshojnë politikat e tij?

20 shtator 2022 | 08:47

Presidenti Joe Biden e ka shpallur pandeminë të përfunduar në ShBA, edhe pse numri i amerikanëve që kanë vdekur nga Covid vazhdon të rritet.

Derisa tha se “kemi ende një problem”, Bideni tha se situata po përmirësohet me shpejtësi.

Statistikat tregojnë se mbi 400 amerikanë mesatarisht vdesin nga virusi çdo ditë.

Megjithatë, Biden CBS tha se duhet ende shumë punë për të kontrolluar virusin, transmeton Express.

Intervista – e transmetuar gjatë fundjavës – u filmua pjesërisht në parkun e Auto Show në Detroit, ku presidenti bëri me gisht drejt turmave.

“Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë… Mendoj se po ndryshon”, tha Biden.

Por zyrtarët e administratës i thanë mediave amerikane të hënën se këto deklarata nuk sinjalizonin një ndryshim në politikë dhe nuk kishte plane për të hequr emergjencën e vazhdueshme të shëndetit publik Covid-19.

Në gusht, zyrtarët amerikanë zgjatën emergjencën e shëndetit publik, e cila ka qenë në fuqi që nga janari 2020, deri në 13 tetor.

Deri më sot, më shumë se një milion amerikanë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit.

Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se mesatarja shtatëditore e vdekjeve aktualisht është mbi 400, me më shumë se 3000 të vdekur javën e kaluar.

Përveç Biden, edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha javën e kaluar se fundi i pandemisë po duket “në horizont”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-politikani famëkeq serb, Vuk Drashkoviç, ka botuar një ditar ku…