Bideni, Erdogani, Kurti, Johnsoni dhe Macroni: Kush pëlqehet më shumë nga qytetarët e Kosovës?
06 korrik 2022
| 14:08
Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonal e botërorë nga shtetasit e Kosovës.
Në bazë të statistikave të kryera nga janari deri në shkurt të këtij viti, Joe Biden është lideri më i pëlqyer, me 65 për qind. Pas Bidenit, radhitet presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka marrë 40 për qind.
I treti në këtë sondazh është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas këtij instituti, Kurti pëlqehet nga 40 për qind e qytetarëve të Kosovës.
Pas Kurtit, me 38 për qind, i katërti radhitet kryeministri britanik, Boris Johnson.
Më poshtë gjeni tabelën e plotë: