Bideni, fitues në Georgia edhe pas rinumërimit të votave

20 nëntor 2020 | 08:30

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është konfirmuar fitues në shtetin e Georgias edhe pas rinumërimit të votave.

Demokrati është i pari që fiton në këtë shtet që nga Bill Clintoni më 1996. Me 16 votat elektorale të konfirmuara nga ky shtet, Bideni arrin në rezultatin e votave të përgjithshme elektorale 306-232 kundër presidentit Donald Trump.

Në rinumërim, Trumpi është afruar për 1400 vota, por mbetet humbës. Sekretari i shtetit, Brad Raffensperger, ka thënë se ndryshimi i rezultatit kishte të bënte me gabim njerëzor dhe se s’ka dëshmi për ndonjë mashtrim të qëllimshëm.

Trumpi ka refuzuar të pranojë humbjen duke vënë në pikëpyetje vazhdimisht rezultatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ndërroi jetë në Iran burri më i vjetër në…