Bideni fton presidentin e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

08 qershor 2021 | 11:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka ftuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të vizitojë Shtëpinë e Bardhë këtë verë.

Bideni  e ka bërë ftesën gjatë një bisede telefonike me Zelenskiyn, ka bërë me dije këshilltari i tij për siguri kombëtare, Jake Sullivan.

Në një postim në Twitter, Zelenskiy ka thënë se “pret me padurim” vizitën, për të diskutuar mënyrat e “zgjerimit të bashkëpunimit strategjik” midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

Biseda e dy liderëve është zhvilluar përpara udhëtimit të presidentit amerikan në Evropë, i cili do të kulmojë me një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 qershor në Gjenevë.

Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë mbështet një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.

Ukraina varet shumë nga mbështetja e ShBA-së dhe dëshiron t’i bashkohet NATO-s, gjë të cilën Kremlini e kundërshton fuqishëm.

Zyra e Zelenskiyt ka theksuar se gjatë bisedës telefonike, Bideni ka theksuar rëndësinë për t’i siguruar Ukrainës një plan të veprimit për anëtarësim në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej dy ditësh në internet qarkullon një video e ish-presidentit…